Flash News

E-TJERA

Mjekja e familjes: Kujdes me antibiotikët, këshilloj paracetamol dhe lëngje me shumicë

Mjekja e familjes: Kujdes me antibiotikët, këshilloj paracetamol dhe
Në foto: Adriana Ilias, mjeke e familjes, marrë nga News 24

Mjekja e familjes, Adriana Ilias tha se nuk ka aspak neglizhencë nga mjekët e familjes për t’iu shërbyer pacientëve me Covid-19.

“Ne kemi hasur në vështirësi, jemi akuzuar, por e vërteta qëndron ndryshe, mjeku i familjes është non stop 24 orë, iu përgjigjet gjithë telefonatave të pacientëve dhe 90% e tyre marrin shërbimin më të madh nga ne” u shpreh mjekja për “Kjo Javë”.

Ajo u shpreh kundër përdorimit të antibiotikut për të kuruar koronavirusin. Mjekja këshilloi paracetamolin, lëngje të ndryshme dhe vitaminat.

“Vendet perëndimore nuk përdorin antibiotikë të paktën deri në ditën e shtatë. Gjatë këtyre tetë muajve mua vetëm në dy pacientë më ka ndodhur të përdor antibiotikun, në të tjerët jo. Unë iu këshilloj paracetamol, lëngje me shumicë dhe vitamino-terapi”, deklaroi Iliasi.

Të fundit