Flash News

E-TJERA

Mjekja e Urgjencës: Në temperature te larta rritet rreziku për sindroma vdekjeprurëse

Mjekja e Urgjencës: Në temperature te larta rritet rreziku për

Mjekja e Urgjencës, Jonida Kito ka ngritur alarmin se në temperatura të larta mund të rritet rreziku se një kategori njerëzish pësojnë edhe sindroma vdekjeprurëse.

E ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, mjekja tregoi se kush janë kategoritë më të rrezikuara ng ai nxehti ekstrem.

“Vdekshmëria lidhet kryesisht me moshat në risk, të cilët për shkak të moshës, të sëmundjes apo medikamenteve, nuk arrijnë të kenë një proces të mirë të eleminimit të nxehtësisë nga organizmi. Në terma afatshkurtër, temperaturat e larta mund të bëjnë që njerëzit të pësojnë sindroma vdekjeprurëse. Rrezikohen edhe njerëzit që punojnë jashtë, në ndërtim, bujqësi, peshkim, zjarrfikësit, policët, etj.

Zemra ka për detyrë të marrë sinjale. Një zemër e lodhur në një moshë të rritur do të çedojë. Sëmundjet kronike janë hipertensioni, sëmundjet kardiake, etj. Janë disa arsye që rrisin vdekshmërinë te moshat e mëdha.

Edhe gratë shtatzëna janë në risk përsa i përket problemeve me shëndetin nga i nxehti. I nxehti mund të zhvillojë një sindromë, në shumicën dërmuese të rasteve lidhet me sëmundjet kronike të personave të prekur”, është shprehur Kito.

Të fundit