Flash News

E-TJERA

Mjekja rezultoi pozitive me COVID, mbyllet Reparti i Neurologjisë në Berat

Mjekja rezultoi pozitive me COVID, mbyllet Reparti i Neurologjisë në

Shënohet një tjetër rast me COVID-19 në radhët e bluzave të bardha.

Mësohet se, një mjeke neurologe në Spitalin Rajonal të Beratit ka rezultuar e infektuar me koronavirus dhe për pasojë Reparti i Neurologjisë është mbyllur. Autoritetet kanë bërë menjëherë dezifektimin e të gjitha ambienteve të spitalit, ndërkaq pas rastit është bërë karantinimi i 2 mjekëve dhe 6 infermierëve.

Dyshohet se mjekja është infektuar nga bashkëshorti i saj, i cili punon në spitalin Covid-2 në Tiranë dhe që ka rezultuar pozitiv disa ditë më parë.

Të fundit