Flash News

E-TJERA

Mjeku flet për masat anti-Covid gjatë festave: Do të ketë ndryshime, do diskutohen në mbledhjen e radhës

Mjeku flet për masat anti-Covid gjatë festave: Do të ketë
 Mjeku Andi Koraqi

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi foli për ndryshimin e masave anti-Covid gjatë festave të fundvitit në vendin tonë. Ai tha në “Euronews Albania” se referuar indikatorëve do të ketë ndryshimë, të cilat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së Komitetit të Ekspertëve.

“Duke parë indikatorët besoj se do të kemi ndryshime. Megjithatë është për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës”, u shpreh mjeku.

Ai shtoi se ende nuk mund të themi se saktësi se në Shqipëri po bie kurba e numrin të personave të infektuar. Koraqi theksoi se duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo.

“Duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo. Pashë dje që numri i të shtruarve në spitale kishte rënë me rreth 20%. Nëse kjo është e qëndrueshme, kemi realisht një numër më të vogël të të infektuarve, kjo duhet parë në javët në vazhdim”, tha mjeku.

Të fundit