Flash News

E-TJERA

Mjeku i njohur jep alarmin: Jemi drejt një kolapsi të shëndetësisë, mungon stafi i trajnuar për Covid-19

Mjeku i njohur jep alarmin: Jemi drejt një kolapsi të

Mjeku i njohur urolog, Artan Koni deklaron se qeveria pati tetë muaj kohë për t’u përgatitur për valën e dytë, por sërish ka mangësi.

Duke folur në ‘news 24’, mjeku Koni thotë se problemi më i madh nuk është numri i shtretërve, por stafi i trajnuar i mjekëve, kushtet spitalore.  

“Mungon stafi i trajnuar për këtë punë, kemi mangësi. Në gjithë Shqipërinë sa i takon mjekëve kemi numrin më të ulët në Europë, sepse politikat e deritanishme në 30 viteve kanë qenë destruktive për njerëzit e aftë, përfshirë edhe mjekët. Ka ndodhur emigrimi i trurit.

Një pjesë e mirë e mjekëve janë larguar dhe ne mbetemi me numrin më të ulët të mjekëve për frymë.

Personeli mjekësor që përgjigjet për covid është i mangët, aparaturat duhet t’i shtonim.

Mungojnë respiratorë, veshjet mbrojtëse, kushtet spitalore. Pacienti nuk ka nevojë vetëm për një krevat, po të jetë problemi te një krevat e ka në shtëpinë e tij. Nuk mund të fusësh 3-5 pacientë në një dhomë. Duke ulur ngarkesën virale, pacienti e ka më të lehtë të shërohet. Sistemi i ajrimit, dhe oksigjenimit janë të rëndësishme. Ka mangësi në ilace. Patëm 8 muaj kohë dhe nuk i bëmë. Jemi drejt një kolapsi të shëndetësisë në Shqipëri”, thotë mjeku.

Të fundit