Flash News

E-TJERA

Mjeku i njohur ndërroi jetë nga Covid-19, i biri denoncon: Na u refuzua shërbimi nga Najada Çomo, kam prova

Mjeku i njohur ndërroi jetë nga Covid-19, i biri denoncon: Na u

Covid-19 i mori jetën së fundmi një tjetër mjeku, neurologu Ali Kuqo.

Megjithatë, një ditë më pas djali i tij, po ashtu mjek, denoncoi publikisht se të atit i është refuzuar shërbimi pranë spitalit Infektiv .

Madje, i biri, Altin Kuqo denoncon konkretisht shefen e shërbimit infektiv, Najada Çomon, ndërsa shprehet i bindur se ka edhe prova.

“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjisë dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te shërbimit prej saj”, shkruan Kuqo në komentet e reagimit të QSUT, pas denoncimit të dy vajzave të cilat humbën të atin te Infektivi. Ata mes lotësh u shprehen në media se ishin penduar që sollën të atin te Infektivi, pasi sipas tyre personeli e kishte lënë në të ftohtë dhe pranë derës në karrige.

Mjeku i njohur ndërroi jetë nga Covid-19, i biri denoncon: Na u

Të fundit