Flash News

E-TJERA

Mjeku i njohur publikon studimin e fundit, ky është mjekimi shpresdhënës kundër Covid-19

Mjeku i njohur publikon studimin e fundit, ky është mjekimi
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka publikuar gjetjet e një studimi. Ai shkruan në Facebook se studiuesit e Universitetit të Ëashingtonit SHBA, gjetën efekte shumë premtuese nga "Fluvoksamina". Mjeku ka treguar të dhënat e studimit, të marra nga prestiogjiozja JAMA.

Sipas tij, në studim u futën 152 pacientë me COVID-19 të vetëkarantinuar në shtëpi, nga të cilët: 80 pacientë morrën fluvoksaminën një herë në ditë dhe 72 të tjerë morrën placebo (lëndë pa efekt mjekues).

Ai shton se objektivi kryesor ishte evitimi i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, si vështirësia në frymëmarrje, shtrimi në spital dhe nevoja për oksigjen.

Në studimin e publikuar nga mjeku, rezultatet e janë shpresëdhënëse, pasi nuk u përkeqësua asnjë nga pacientët e trajtuar me fluvoksaminë dhe 6 nga pacientët të trajtuar me placebo.

Alimehmeti thotë se ky mjekim ka kosto të ulët, siguri të lartë dhe një sërë avantazhes së tjera, ndërsa shton se duhet patur kujdes deri sa të ketë të dhëna përfundimtare, si dhe efektet e ndërveprimit me barnat e tjera të dhëna gjatë trajtimit të COVID-19 apo të sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Të fundit