Flash News

E-TJERA

Mjeku infeksionist: Është rritur numri i të rinjve me Covid-19, gjendja e tyre paraqitet më e rënduar

Mjeku infeksionist: Është rritur numri i të rinjve me Covid-19,
Mjeku Gent Stroni

Mjeku infeksionist Gent Stroni u shpreh se koronavirusi po prek më shumë moshat e reja. Ai tha se tashmë është rritur numri i pacientëve të rinj në spitale, ndërsa theksoi se gjendja shëndetësore e tyre është e rënduar.

Mjeku deklaroi në “ABCnews” se vala e infeksionit është më e ulët, krahasuar me muajin tetor dhe nëntor por nuk mund të jepet ende një vlerësim lidhur me kalimin ose jo të fazës së vështirë.

“Krahasuar me tetorin dhe me nëntorin tashmë jemi më mirë. Tashmë rastet që vijnë në spital janë të moshave të reja dhe me një gjendje më të rëndë, pasi mbase është momenti për të shkuar në thelb të virusit për të parë gjenomën e saj. një mënyrë për të parë dhe atë që ka ndodhur në angli. Por unë dhe deri më tani nuk jemi në gjendje që të themi nëse jemi më mirë, pasi situata është e njëjtë”, është shprehur mjeku.

Ndër të tjera ai ka thënë se për aq kohë sa nuk janë bërë analiza laboratorike nuk mund të thuhet me siguri nëse ka hyrë apo jo varianti i ri i Covid në vendin tonë.

“Një gjë e tillë zbulohet vetëm përmes të dhënave. Parë nga lëvizjet dhe sikur mos të ketë hyrë do të hyjë, pasi virusi nuk mund të qëndrojë i mbyllur. Që nga shtatori ku është shfaqur rasti i parë rasti nuk mund të ketë kaluar vetëm në gjermani, por mund të jetë futur dhe në Shqipëri”, tha ai.

Të fundit