Flash News

E-TJERA

Mjeku Jorgji sqaroi lidhjen mes vaksinave dhe tumoreve: Duhen prova të forta shkencore

Mjeku Jorgji sqaroi lidhjen mes vaksinave dhe tumoreve: Duhen prova të

Mjeku Adrian Jorgji reagoi ndaj pretendimeve të qarkulluara se vaksinat anti-Covid mund të shkaktojnë tumore.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai theksoi se një lidhje e tillë nuk është vërtetuar nga asnjë studim shkencor deri më sot.

 “Nuk është e vërtetuar shkencërisht. Që të themi këtë duhet të ketë një studim të mirëfilltë. Na mungon pika e referimit me individët e vaksinuar. Mungojnë pikat e referimit me situatën e tyre para vaksinimit.”

Sipas mjekut, që një vaksinë të akuzohet si shkaktar i tumoreve duhet të ekzistojnë prova të forta, të verifikueshme dhe të mbështetura në të dhëna afatgjata.

“Që të arrijmë deri tek tumori flasim për një organizëm që kompromentohet në nivele madhore. Të bësh fajtor vaksinën duhet të ketë argumente shkencore,” tha ai.

Në vend të kësaj, Jorgji theksoi se rreziku i vërtetë për shëndetin publik buron nga faktorët toksikë të mjedisit të përditshëm. “Ne jetojmë në ambient toksik, nga ajri, uji, pesticidet, hormonet, koncentratet. Për këto duhet të ngrihet alarmi i madh dhe këto mund të shkaktojnë këto tumoret,” u shpreh mjeku.

Të fundit