Flash News

E-TJERA

Mjeku Koraqi tregon nëse është i nevojshëm “lockdown-i”: Masat kanë dhënë rezultat

Mjeku Koraqi tregon nëse është i nevojshëm
Mjeku Andi Koraqi

Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi ka komentuar situatën aktuale me Covid-19 në vendin tonë. Ai tha se duke patur parasysh numrin e infektimeve dhe situatën që paraqitet në spitale, nuk është e nevojshme që të merren masa më të ashpra apo të shkojmë drejt një lockdown-i.

Sipas tij, masat aktuale në kuadër të parandalimit të pandemisë kanë dhënë efekt, duke theksuar se e vetmja gjë që bën bllokimi është se i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira.

I pyetur për lajmin se në Norvegji 23 persona kanë humbur jetën pas bërjes së vaksinës Pfizer & Biontech, Korqaqi tha për “Abc-ja e mëngjesit” se kjo është e pashpjegueshme për faktin se nuk ka ndodhur ne vendet e tjera.

“Për shkak se shifrat nuk janë të rënduara dhe kemi një situatë pothuajse stabël numrat e infektivene të rinj nuk është se janë shtuar, ezaurimi i kapaciteve spitalore nuk ka ndodhur kështu që nuk ka asnjë arsye bërë të bërë lockdown.

Nuk është se e parandalon apo zhduk virusin, e vetmja gjë që bën lockdoën është që i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira. Vazhdojmë me të njëjtën gjendje me oraret, me shkollat me fluturimet. Këto masa kanë dhënë një një farë mënyre rezultat dhe nuk shoh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen“, u shpreh ai.

Të fundit