Flash News

E-TJERA

Mjeku Mezini: Mbi 90% e të shtruarve në Sanatorium në gjendje të rëndë, janë ezauruar kapacitetet

Mjeku Mezini: Mbi 90% e të shtruarve në Sanatorium në gjendje

Mjeku Arjan Mezini deklaron se në spitalin Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’ janë ezauruar kapacitetet për pacientët me Covid-19.

I ftuar në Open, Mezinit thotë se mbi 90% e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë, të cilëve u duhet minimalisht 20-25 litra oksigjen në minutë.

Numrat po reduktohen në Gjermani, Francë etj., kurse tek ne po rriten. Momentalisht në “Shefqet Ndroqi”nuk është e mundur të dërgosh pacientë deri në 3 pasdite. Ka pacientë në gjendje shumë të rëndë ku i nevojiten të paktën minimalisht 20-25 litra oksigjen në minutë.

Mbi 90% janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. E dimë që format e lehta nuk i referojmë në spital. Ata që u nevojiten 5 deri 10 litra janë në shtëpi. Nga graviteti i sëmundjes është i njëjtë si në nëntor”, tha mjeku.

Të fundit