Flash News

E-TJERA

Mjeku Mezini: Situata me pandeminë do të qetësohet në verë

Mjeku Mezini: Situata me pandeminë do të qetësohet në

Mjeku Arjan Mezini i ftuar në ABCnews, ka folur për situatën pandemike në vend, vaksinimin dhe se kur mund të qetësohet situata me Covid-in në Shqipëri.

 Mezini u shpreh se situata në spitale e krijuar nga pandemia është më e lehtësuar dhe se pritet një rritje e rasteve në gjysmën e dytë të janarit, por jo në ato shifra që u raportuan në dy mujorin nëntor-dhjetor.

“Do të ketë një shtim të rasteve por jo në ato shifra që pamë në Nëntor apo fillim dhjetori. Vërejmë dhe nëpër spitale shtrimet janë ulur ndjeshëm. Rastet që shtrohen nuk i kalojmë 5-7 maksimumi në një ditë të caktuar deri në 10. Kurse para një muaji shkonte deri në 40. Kjo më bën të mendoj se dy javëshi i fundit i janarit do të shënojë një rritje por jo në ato shifra siç ishin në nëntor”, u shpreh Mezini.

Gjithashtu, Mezini u shpreh optimist se dhe me nisjen e vaksinimit vera e ardhshme do të jetë më e qetë. Ai shtoi se vaksina e Oxfordit do të ishte më praktike përsa i përket kushteve të vendit tonë.

“I besoj studimit të profesor Genc Sulçebe dhe Alban Yllit sesa i saktë është, por shifrat aty sorollaten tek 40-50 përqind. Gjysma e njerëzve e kanë kaluar Covidin dhe ne kemi krijuar një përqindje të asaj që quhet imuniteti kolektiv. Nëse do të kemi dhe vaksinën besoj na duhen dhe 2 milionë doza të tjera, kam përshtypjen se do të kemi një verë shumë më të qetë”, shtoi ai.

Të fundit