Flash News

E-TJERA

Mjeku: Mutacionet mund të nxjerrin jashtë loje vaksinën

Mjeku: Mutacionet mund të nxjerrin jashtë loje vaksinën

Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi është shprehur se mutacionet mund ta nxjerrin jashtë loje vaksinën kundër koronavirusit.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Abazi tha se vaksinimi sa më i shpejtë i popullsisë në të gjithë globin do mundësojë vënien nën kontroll të virusit, dhe shihet si e vetmja mënyrë për të ndaluar multiplikimin e tij.

 “Deri më tani janë identifikuar tre viariante, mirëpo mendoj se kjo mund të ndodhë përsëri nëse nuk vihet në kontroll pandemia. Nëse virusi vazhdon të multifikohet. Deri më tani mutacionet e paraqitura janë të prekshëm nga vaksinat mirëpo nëse virusi nuk bie në kontroll mund të ndodhë paraqitja e një varianti që nuk është i rezistueshëm ndaj vaksinave. Deri tani nuk ka ndodhur por teoritikisht është e mundur“, u shpreh mjeku.

I pyetur se kur mund t’i rikthehemi normalitetit, mjeku i njohur u shpreh se: “Shpresoj që nga fundi i verës një pjesë më e madhe e popullisë mund të vaksinohet dhe atëherë dalë nga dalë do të kemi rikthim në aktivitetet normale“, shtoi ai. 

 

Të fundit