All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mjeku: Në janar Omicron vjen në Shqipëri, të dhënat duken të këqija

All - Paragraf - 1

Mjeku: Në janar Omicron vjen në Shqipëri, të dhënat

Në muajin janar variani Omicron do të jetë prezent edhe në Shqipëri. Kështu ka pohuar eksperti i shëndetit publik Alban Ylli për gazetën "Si", duke shtuar se një valë e re infektimesh me variantin e ri pritet në fillim të vitit 2022.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak se është konstatuar se ky variant ka transmetim më të shpeshtë si dhe mbrojtja  e organizmit tonë prej tij është e ulët. Duke kërkuar zbatimin e rregullave bazë si distancimi fizik apo mbajtja e maskës, Ylli tha se është e nevojshme marrja e dozës së tretë sa më shpejtë.

“Vetëm 20% e personave që e kanë kaluar Covid, po rezultojnë të mbrojtur nga një infeksion i ri prej Omicronit. Të dhënat paraprake duken të këqija. Në janar është e sigurt që do të kemi prezencë të Omicron në Shqipëri.

Shpresojmë që vaksinimi të ulë numrin e vdekjeve. Duhet urgjent të vaksinohen sa më shumë dhe dozë e tretë sa më shpejt. Sigurisht dhe distancimi dhe mbajtja e maskës nuk duhen lënë pas dore”, tha Ylli.

 

Të fundit