Flash News

E-TJERA

Mjeku nga kampi i MEK: Shoku im u vra me gaz nga policia; Gjokutaj: Ka edhe lëndime fizike

Mjeku nga kampi i MEK: Shoku im u vra me gaz nga policia; Gjokutaj: Ka edhe

Një mjek nga kampi MEK, duke folur për mediat tha se muhaxhedini i vdekur, ka ndërruar jetë për shkak të përdorimit të gazit nga ana e policisë shqiptare.

“Shoku im vdiq për shkak të vështirësive në frymëmarrje, unë e vërtetoj që shkaku i vdekjes është përdorimi i gazit nga policia shqiptare. Janë rreth 200 veta të lënduar, të cilët po marrin ndihmë.”, tha ai.

Ndërkohë avokati Genc Gjokutaj tha se i vdekuri është edhe i lënduar fizikisht.

“Është një i vdekur, i cili ka edhe plagë në trup. Janë edhe 40-45 të plagosur. Ata që janë më keq i ka marrë ambulanca, të tjerët po marrin ndihmën e parë në spitalin e kampit”, tha Gjokutaj.

Të fundit