Flash News

E-TJERA

Mjeku ngre shqetësimin: Kujdes nga picikimi i mushkonjave, po përhapin disa sëmundje

Mjeku ngre shqetësimin: Kujdes nga picikimi i mushkonjave, po përhapin

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka ngritur shqetësimin e disa sëmundjeve që mund të përhapen nga pickimi i mushkonjave.

Përmes një postimi, ai thotë se “Përpos irritimeve lokale, të cilat edhe mundet të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj”.

Mjeku shton se përderisa sëmundje të tilla i raportojnë vendet fqinje, as Shqipëria nuk është imune. Ai ka ndarë disa foto të pacientëve në spitale, ndërsa kërkon që të bëhet dezifektimi.

 

Të fundit