Flash News

E-TJERA

Mjeku nuk jep ekspertizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit, Burgjet njoftojnë policinë

Mjeku nuk jep ekspertizën për autorin e dyshuar të vrasjes

Mjeku i spitalit privat ku po mjekohet autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, nuk pranon të japë ekspetizën e Mario Perlleshit.

Mjeku ka zvarritur procesin çka ka detyruar komisionin e ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të shkojnë sërish në spitalin privat.

Komisioni duhet të provojë gjendjen shëndetësore të autorit të dyshuar dhe ta transportojë nga ambienti i spitalit privat ose në spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit, ose në institutin e të miturve në Kavajë.

Anëtarët e komisionit po komunikojnë me prokuroren e çështjes dhe me policinë, për të vendosur se si do reagohet nëse spitali dhe mjeku nuk e dorëzon epikrizën.

Ndaj Mario Perlleshit është vendosur masa arrest me burg, ndërsa mjeku ka detyrimin t’u japë përfaqësuesve të burgjeve epikrizën e të miturit.

Të fundit