Flash News

E-TJERA

Mjeku: Portali i patronazhistëve cakton stafin në QSUT për shefat e pavijoneve

Mjeku: Portali i patronazhistëve cakton stafin në QSUT për shefat

Mjeku Besnik Jakaj deklaron se në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, asnjë shef pavioni nuk mund të zgjedhë më mjekët, infermierët, reanimatorët me të cilët mund të punojë.

Sipas tij, tani të gjithë vijnë nga portali i patronazhistëve duke ulur kështu nivelin e punonjësve.

Jakaj ka denoncuar në Syri tv edhe një takim të kryeministrit Rama me stafin e QSUT-së disa kohë më parë gjatë një dite vere. Sipas tij, gjatë këtij takimi 4 orësh të Ramës, ka pasur edhe humbje jete në spital, për shkak se doktorët nuk ishin aty për të dhënë ndihmën e tyre pacientit, por ishin mbyllur në takimin me Ramën.

‘Ky sistem në total është dramë për shoqërinë. Unë jua thashë diçka në reklama, e po e them publikisht. Është detaj banal në dukje, por është thelbi i funksionimit të një qendre terciare. Që kur është themeluar QSUT-ja, në historikun, në vitet ne kemi pasur mjekë shumë të mirë, të përgatitur, dhe në sistemin komunist.

Të specializuar jashtë sepse Enveri interesohej për shëndetin e vet. I specializonte, ishin një plejadë mjekësh shumë të mirë. Partia e Punës më vonë, nuk i ndërhynte shefit të pavijonit te personeli. Ai përzgjidhte mjekun.

Është në tërë botën sot, në Gjermani, shefi i shërbimit, të merr ty vajzë të re apo djalë të ri, qe në fakultet te pikas me talent, thotë hajde do marrësh këtë specializim, të mban ai, të mbron ai s’pyet drejtorin, ministrin as kryeministrin. Shkon shefi i kirurgjisë, kirurgët me emër që kemi në Shqipërinë, në QSUT, i shkon instrumentistja, mjekja e sallës së operacionit, nga portali i patronazhistit.

Do ta trajnojë shefi i shërbimit, do ta trajnojë mjekët kirurgë, mjekët e nefrologjisë, endokrinologjisë. Asnjë nga shefat e shërbimit sot nuk mundet me përzgjedh një infermiere. Deri në vitin 2013 kjo ishte... në kuptimin e fjalës qarkullonte rëndom. Kolegët mes njëri-tjetrit: "Ore ke Claudia, aty një infermiere të mirë se më duhet për këtë sektor se e kam shumë të rëndësishëm". "A e ke?", "Po kam një të mirë që punon po..."

I bie që është çështje ekipi, ti nuk mund të punosh. Ti ke jetën e pacientit në dorë, do të kesh ekipin tënd që të kupton, që të ndjek, që ka inteligjencën, kapacitetin, formimin dhe mundësinë për të të ndjekur.

Je një lëvizje sekondare i humb jetën pacientit në shtratin e kirurgjisë, në sallën e kirurgjisë. Po ashtu në hemodializë, po ashtu në hemodinamikë, në kardiologji, kardiokirurgji e në të gjithë sektorët e shëndetësisë. Dhe këtu nuk kanë asnjë kompetencë shefat e shërbimit. As te rekrutimi i mjekëve, as i infermierëve.

Por kjo është personel shëndetësor dhe shkon e të bie pastaj e gjithë personeli degradon në këto përmasa që shkon kryeministri dhe rrinë të gjithë mjekët rreshtohen aty, rrinë katër orë duke dëgjuar pallavrat e atij zotërisë në pikë të diellit dhe ka pasur edhe humbje jete në QSUT atë ditë.

Sepse të gjitha shërbimet kanë qenë pothuajse në kolaps me mungesë mjekësh. Kryesisht kanë qenë shërbim vetëm mjekët roje. Kryesisht kanë qenë shërbim vetëm mjekët roje. Gjithë këto mund ta konfirmoj’, është shprehur ndër të tjera, mjeku.

Të fundit