Flash News

E-TJERA

Mjeku psikiatër në protestën për abuzimin e 11-vjeçares: Djemtë shqiptarë rriten keq

Mjeku psikiatër në protestën për abuzimin e

Qindra protestuesit janë mbledhur në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në shenjë solidariteti pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona për disa orë rresht.

Mes pjesëmarrësve ka patur edhe mera të njohur të ekranit si këngëtarë, prezantues, gazetarë, etj.

Një prej folësve të kësaj proteste ishte edhe mjeku psikiatër Neli Dojmi, i cili tha se djemtë rriten keq në vendin tonë, por protesta si kjo e sotmja sjellin ndryshimin.

“Djemtë rriten keq fatkeqësisht me atë epopenë e një princi që do të bëhet mbret në të ardhmen, që ka të drejtë që bëjë ça të dojë. Këto janë farat e asaj gjëje që duhet të sjellë ndryshimin, protestat. Ky ndryshim në këtë realitet social, shpesh herë të bën pesimist. Kur dëgjojmë raste të tilla, ndihem keq”, tha ai.

Mjeku psikiatër në protestën për abuzimin e

Të fundit