Flash News

E-TJERA

Mjeku publikon studimin: Sputnik V më efektive se Pfizer kundër Omicon, prodhon dy herë më shumë antitrupa

Mjeku publikon studimin: Sputnik V më efektive se Pfizer kundër

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim, i cili tregon se vaksina ruse Sputnik V është më efektive sesa Pfizer kundër variantit Omicron.

Ai thotë se studimi është kryer nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Itali dhe Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” në Rusi.

Pas krahasimit të antitrupave të prodhuara ndaj Omicronit 6 muaj pas vaksinimit, studiuesit vunë re se:

- 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron

- 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron

Ata kanë dalë në konkuluzionin se Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total. Autorët e studimit kanë dalë në përfundimin se ulja e antitrupave kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID dhe se doza e tretë është e nevojshme.

Të fundit