Flash News

E-TJERA

Mjeku tregon studimin e fundit: Imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19 është goxha i fortë, besojini natyrës

Mjeku tregon studimin e fundit: Imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19
Ilir Alimehmeti

Imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19 është shumë i fortë. Kështu thotë mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, duke cituar një studim nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.

Mjeku thekson se pavarësisht se në Indi është i përhapur gjerësisht varianti Delta, imuniteti pas infektimit ka rezultuar i fortë.

Alimehmeti bën me dije se në studim janë marrë 1.170 persona që e kishin kaluar Covid-19, nga të cilët vetëm tre u riinfektuan. Një prej tyre kishte nevojë për trajtim spitalor, por jo për oksigjen.

Në këto kushte ai thotë se, zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga riinfektimi, por edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të sëmundjes.

Të fundit