Flash News

E-TJERA

Mjekuan Nuredin Dumanin, gjykata jep masat e sigurisë për mjekët

Mjekuan Nuredin Dumanin, gjykata jep masat e sigurisë për mjekët

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masat e sigurisë për tre mjekët që mjekuan në shtëpi të shumëkërkuarin Nuredin Dumani.

Gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për ndihmës mjekun Blendi Bërdëllima dhe mjekun Ermal Gjeçi, ndërsa për mjekun Julian Malaj u caktua “detyrim paraqitje”.

Nuredin Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati në aksin Elbasan-Peqin, që dyshohet se ishte përgatitur për Talo Çelën, me të cilin Dumani është prej vitesh në konflikt.

Dy ditë më parë Dumanit iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për përfshirjen në atentat, ndërsa partnerja e tij 20-vjeçare u la e lirë.

Të fundit