Flash News

E-TJERA

"Mjetet po lëvizin të papërgatitura", ARRSH thirrje drejtuesëve: Përdorni goma dimërore ose zinxhirë

"Mjetet po lëvizin të papërgatitura", ARRSH thirrje
Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se si pasojë e motit të keq situata e lëvizjes në rrugë është vështirësuar. ARRSH shton se pavarëisht paralajmërimeve për reshje të dendura të borës, mjetet kanë lëvizur të paparëgatitura, pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.

"Me gjithë njoftimet e dhëna në media për motin e keq që do përfshinte vendin, mjetet lëvizin të papërgatitur me goma dimërore e pa zinxhirë.

Bllokimi i tyre në rrugë nga ky shkak po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset e mjetet e tjera që po punojnë në rrugë", thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Kjo e fundit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesëve që të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të shmanget bllokimi i akseve rrugore.

Të fundit