Flash News

E-TJERA

Mjeti bujqësor i kalon sipër teksa punonte tokën, humb jetën 36-vjeçari në Fier

Mjeti bujqësor i kalon sipër teksa punonte tokën, humb jetën

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Peshtan-Bregas, Njësia Frakull në Fier.

Mësohet se viktima u identifikua si Hamza Duraj dhe dyshohet se ka humbur jetën gjatë punës në tokat bujqësore.

Paraprakisht, raportohet se i riu po punonte tokën me frezë, por dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë.

Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. 

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar 36-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes.

Të fundit