Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen dy turistë francezë në Mat

Mjeti del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagosen dy
Foto Ilustruese

Dy turistë francezë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga në Xibër të Matit dhe ka përfunduar në greminë në një lartësi prej 50 metra.

Menjëhrë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë si dhe ambulanca e cila ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit”, njofton policia.

Të fundit