Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurat, humb jetën 17-vjeçari në Tiranë

Mjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurat, humb jetën

Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen në Tiranë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mjeti tip "Benz" i drejtuar nga viktima humbi kontrolli, doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore. Për pasojë gjeti vdekjen 17-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në zonë e Baldushkut.

"Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit