Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga dhe përplaset me pemën në Greqi, vdesin dy të adoleshentë, plagoset 17-vjeçari shqiptar

Mjeti del nga rruga dhe përplaset me pemën në Greqi, vdesin dy

Një aksident tragjik u shënua në Greqi, ku dy adoleshentë përkatësisht 16 dhe 18 vjeç kanë humbur jetën, teksa një 17-vjeçar shqiptar u plagos rëndë dhe po lufton për jeteën në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Sipas mediave greke, mjeti me të cilën udhëtonin tre shokët doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, teksa ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.

Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos.

Një prej viktimave mësohet se është djali i shefit të rajonit të policisë së zonës. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, por dyshohet shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Të fundit