Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari në Kamzë

Mjeti del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari në Kamzë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamzë. Një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë, viktima ka inicialet D. P. Gjithashtu ka mbetur i plagosur pasagjeri, F. P., 61 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit