Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga, ndërron jetë 60-vjeçarja në Tiranë

Mjeti del nga rruga, ndërron jetë 60-vjeçarja në
Foto Ilustruese

Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte.

Policia njofton se 60-vjeçarja dyshohet të ketë shfaqur probleme shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit, çka ka bërë që të humbasë kontrollin e të dalë nga rruga.

Në momentin kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 60-vjeçarja është gjetur pa shenja jete.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit