Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga, humb jetën 65-vjeçari në Kurbin

Mjeti del nga rruga, humb jetën 65-vjeçari në Kurbin

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor pranë fshatit Shullaz, në Kurbin.

Mjeti i drejtuar nga 65-vjeçari ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Për pasojë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

“Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit