Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga në Borsh, humb jetën punonjësi i policisë, plagosen dy të tjerë

Mjeti del nga rruga në Borsh, humb jetën punonjësi i

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Borsh-Fterrë.

Mjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Për pasojë, ka humbur jetën një efektiv policie dhe janë plagosur dy të tjerë.

“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit