Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga në Elbasan, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Mjeti del nga rruga në Elbasan, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhru pak më parë në Elbasan me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

"Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia. 

Të fundit