Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga në Fier, humb jetën 19-vjeçari

Mjeti del nga rruga në Fier, humb jetën 19-vjeçari
Foto ilustruese

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Hamil në Fier.

Sipas policisë, K. Th., 19 vjeç banues në këtë fshat ka dalë nga rruga me mjetin që drejtonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip ‘Volksëagen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia.

Të fundit