Flash News

E-TJERA

Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lushnje-Berat

Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin

Një këmbësor është përplasur për vdekje në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Automjeti i drejtuar nga një 54-vjeçar ka përplasur këmbësorin N. H., rreth 63 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.  Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit