Flash News

E-TJERA

Mjeti përplaset me furgonin në aksin Gramsh-Cërrik, 3 të plagosur

Mjeti përplaset me furgonin në aksin Gramsh-Cërrik, 3 të

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Mjeti i drejtuar nga një 37-vjeçar është përplasur me një furgon dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të.

"Në aksin rrugor "Gramsh-Cërrik", automjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin F. A., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin F. A., po kryhen veprimet e metejshme procedurale

Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

Të fundit