Flash News

E-TJERA

Mjeti tentoi t'i ikte policisë, shkakton aksident të trefishtë në Vlorë

Mjeti tentoi t'i ikte policisë, shkakton aksident të

Një aksident i trefishtë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se një automjet tip ML nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia dhe ka shkaktuar një aksident zinxhir.

Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Të fundit