Flash News

E-TJERA

"Modeli anti-kapitalist ekonomik", Kulluri: Pse partitë PS-PD-LSI nuk janë zgjidhja për krizën në vend

"Modeli anti-kapitalist ekonomik", Kulluri: Pse partitë PS-PD-LSI
Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka bërë një analizë sa i përket situatës ekonomike në vend, teksa shprehet se problemi i politikës aktuale është modeli anti-kapitalist dhe se partitë PS-PD-LSI nuk janë zgjidhja.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kulluri thekson se modeli ekonomik aktual është ai i 10 oligarkëve që akumulojnë kapital duke u shitur shqiptarëve c’të mundin, por pa prodhuar asgjë.

Më tej ai shton se opozita flet vetëm për kthim të disa politikave të qeverisjes së Berishës, pa ofruar asgjë të re, teksa LSI nuk ka një model ekonomik, por thjesht sulmon çdo politikë të gabuar të qeverisë, pavaresisht se ka votuar çdo veprim të Rilindjes sa ishte në koalicion deri në 2017.

Postimi i plotë:

Problemi i politikës aktuale është modeli anti kapitalist ekonomik!

Partite tradicionale shqiptare PS, PD, LSI kane nisur fushaten elektorale duke nxitur nje debat te paqene mes tyre! Qeveria ka 7 vjet qe ofron vetem rritje borxhi dhe stanjacion e me pas ulje investimesh te huaja, duken mbajtur papunesine te larte e rrogat te ulta! Te vetmet “risi” kane qene investimet ne qendrat urbane dhe kontratat e PPP-ve me kosto disafish me te larte se qeveria paraardhese ne sherbime dhe infrastrukture!

Ndersa opozita flet vetem per ulje taksash, anullim kontratash te PPV dhe subvenncionim te bujqesise, pra kthim te disa politikave te qeverisjes se Berishes, pa ofruar asgje te re! Pra shkurt kthim ne te shkuaren por pa ish Kryeministrin dhe ish bashkepunetoreve te tij! Me keq akoma , duke i mohuar dhe larguar njerezit qe mbajten peshen e zbatimit te atyre reformave qe ishin ne fakt shume me te afte se ata qe perfaqesojne sot PD!

Ndersa LSI nuk ka nje model ekonomik, por thjesht sulmon cdo politike te gabuar te qeverise, pavaresisht se ka votuar cdo veprim te Rilindjes sa ishte ne koalicion deri ne 2017!

Pra jemi perballe tre alternativave qe vetem alternativa nuk jane! Se pari sepse Rama nuk ka cfare ben me mire pas 7 vitesh, pervecse do ta perkeqesoje ekonomine! PD po kerkon kthimin ne pushtet duke ulur nivelin e perfaqesimit me riciklim te pjeses me medioker te ish qeverise se vet, ndersa LSI do thjeshte te kthehet ne pushtet pa u thene njerezve “Pse”, por vetem duke kerkuar largimin e Rames!

Dhe shifrat e pjesemarrjes ne zgjedhje premtojne renie te paprecedente per keto shkaqe!

Modeli ekonomik aktual eshte ai i 10 oligarkeve qe akumulojne kapital duke u shitur shqiptareve c’te mundin, por pa prodhuar asgje! Ne 7 vite nuk ka asnje investim te huaj serioz, pervec disa raste sporadike si parku fotovoltaik i Karavastase qe eshte ende ne leter!

E vetmja zgjidhje eshte kthimi tek kapitalizmi qe mbeshtetet tek prodhimi dhe puna!

Se pari pasiguria dhe pabarazia juridike e prones private eshte pengesa me e madhe e thithjes se investimeve. Te treja partite as e kane ndermend te kthejne pronat e lira pa te cilat nuk mund te kete investime te huaja dhe rishperndarje te pasurise dhe kapitalit! Rama e ka goditur ne themel te drejten e prones permes ligjit te pronave dhe ligjit te korporatave duke shpronesuar ish pronaret me demshperblime qesharake!

PD nga ana tjeter jo vetem qe nuk ka cuar ne gjykate kushtetuese asnje nga keto ligje por ka ikur dhe nga parlamenti duke i lene dore te lire Rames te beje c’te doje! Aq me keq, ne eliten e PD me dy-tre perjashtime vegjetojne njerez qe nuk perfaqesojne kete shtrese te popullsise qe perfaqeson rreth 600 mije votues te djathte! Sa per LSI, as e kane ne axhende ceshtjen!

Se dyti, sistemi gjyqesor eshte ne kolaps te plote. Garantimi i te drejtes se prones dhe kontratave mes paleve eshte krejtesisht i pamundur. Sistemi gjyqesor ne rastin me te mire do te mbushet me juriste nga bankat e shkolles pa asnje eksperience gjykimi! Asnjera parti nuk ka asnje propozim se si do dalim nga kolapsi i gjyqesorit!

Se treti, centralizimi i qeverisjes vendore ka krijuar perqendrim pushteti tek qeveria, duke rritur dukshem arrogancen dhe rrjedhimisht korrupsionin! Apo me keq pamundesine e investitoreve per te zgjedhur se ku do te investojne!

Se katerti leadershipi i dy partive me te medha PS dhe PD eshte i lidhur koke e kembe me te ashtuquajturit oligarke! Qeveria duke cuar parate e taksave me PPP drejt tyre, ndersa kryetari i opozites duke pasur bizneset e familjareve te tij kliente te rregullt te tyre!

Pra me keto 3 parti nuk ka zgjidhje por vetem thellim te krizes! Koalicioni i pritshem opozitar qe po krijohet jashte opozites aktuale ka per detyre te perballet me keto ceshtje jo vetem duke u rreshtuar kunder PS-PD-LSI me liste kandidatesh me te besueshem ne zgjedhjet e ardshme duke korigjuar goditjen qe i kane dhene Rama me Bashen perfaqesimit ne parlament duke u sjelle si autokrate ne partite e tyre!

Por mbi te gjitha duke qene te qarte ne propozimet per krizen reale te ekonomise! Ndryshimi vjen nga idete e ndryshme jo vetem nga emrat e ndryshem! Kapitalizmi tregtar dhe klientelist eshte shkaku kryesor i krizes se sistemit aktual. Prona dhe puna jane e vetmja zgjidhje per ta nxjerre Shqiperine nga degradimi i modelit aktual!

Të fundit