Flash News

E-TJERA

Mohoi shkatërrimin e konsullatës shqiptare, MEPJ reagon pas deklaratës së Rusisë: Lajmet e rreme të papranueshme!

Mohoi shkatërrimin e konsullatës shqiptare, MEPJ reagon pas

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pasi Rusia mohoi sulmin ndaj konsullatës shqiptare në Kharkiv disa ditë më parë.

Në një njoftim zyrtar, ministria e konsideron “lajm të rrem” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, teksa theksonte se nuk kishin bombarduar konsullatën shqiptare në qytetin veri-lindor të Ukrainës.

Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë.

Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.

Më herët, rusët deklaruan se nuk kishin bombarduar konsullatën, madje mohuan edhe bombardimin e strukturave civile në Ukrainë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet që pretendohet se janë të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla.

Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut“, u shpreh Maria Zakharova e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Të fundit