Flash News

E-TJERA

“Molla e sherrit” u bë një kanal, zbardhen detajet nga vrasja në Kamzë

“Molla e sherrit” u bë një kanal, zbardhen detajet nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Laknas të Kamzës.

Sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar është 70-vjeçari, Maliq Marku, i cili ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin, Besim Keqa.

Sipas raportimeve në media një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça. Më pas Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit