Flash News

E-TJERA

"Moment i veçantë me liderat e SHBA", Mediu në mëngjesin e lutjeve; i pranishëm dhe Biden

"Moment i veçantë me liderat e SHBA", Mediu në

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në 'Mëngjesin e Lutjeve', një ceremoni e përvitshme që zhvillohet zakonisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por për shkaka të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, këtë vit "Mëngjesi i Lutjeve" është organizuar në mënyrë virtuale ashtu si shumë evente dhe takime që po zhvillohen në këtë mënyrë prej thuajse një viti.

Ky ishte Mëngjesi i 69 i Lutjeve që zhvillohet nga Kongresi Amerikan me prezencën e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, që në kohen e Presidentit Eisenhower.

Lidhur me këtë takim Mediu u shpreh se është nder të ishte në një takim të tillë bashkë me liderët amerikanë.

Statusi i plotë:

Nder dhe kënaqësi e veçantë të bashkohesha në lutje së bashku me liderët e SHBA dhe miqtë në Kongresin Amerikan dhe Senat së bashku me Presidentin Biden dhe ish Presidentët Klinton, Bush, Obama, Trump në takimin virtual të lutjeve

Për mua ishte moment i veçantë dhe privilegj që personalisht të kisha kënaqësinë së bashku me 13 përfaqësues të tjerë nga gjithë bota të bëheshim bashkë në Lords Prayer për t’ju bashkuar mesazheve të Presidentit, ish -Presidentëve të SHBA si dhe senatorëve e kongresmenëve.

Ky ishte Mëngjesi i 69 i Lutjeve që zhvillohet nga Kongresi Amerikan me prezencën e Presidentit të SHBA që në kohën e Presidentit Ajzenhauer.

Ky është një aktivitet i jashtëzakonshëm ndërkombëtar, i cili këtë vit u zhvillua në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë.

#fatmirmediu

????Nder dhe kënaqësi e veçantë të bashkohesha në lutje së bashku me liderët e SHBA dhe miqtë në Kongresin Amerikan dhe...

Posted by Fatmir Mediu on Sunday, February 7, 2021

 

Të fundit