Flash News

E-TJERA

Momente paniku gjatë ndeshjes Holandë-Hungari, humb ndjenjat anëtari i stafit hungarez

Momente paniku gjatë ndeshjes Holandë-Hungari, humb ndjenjat

Një situatë alarmante ka ndodhur gjatë ndeshjes Holandë-Hungari, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Johan Cruyff Arena në Amsterdam. Takimi u ndërpre për disa minuta pas një urgjence mjekësore në fushë, ku një anëtar i stafit teknik të Hungarisë pësoi humbje të ndjenjave.

Mjekët ndërhynë menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë. Për të ruajtur privatësinë dhe për të lehtësuar ndërhyrjen, situata u mbulua me një pëlhurë. Pas rreth pesëmbëdhjetë minutash, ndeshja u rifillua dhe situata duket se është vënë nën kontroll.

Ky incident ka tronditur të pranishmit në stadium, ndërsa të gjithë shpresojnë për shërim të shpejtë të anëtarit të stafit hungarez.

Të fundit