Flash News

E-TJERA

Momente paniku në Flamurtari–Elbasani, portieri Janaçek dëmtohet rëndë, niset në spital

Momente paniku në Flamurtari–Elbasani, portieri Janaçek

Ndeshja mes Flamurtari dhe Elbasani u ndërpre për rreth 13 minuta pas një përplasjeje të fortë në fushë mes portierit çek Martin Janaček dhe lojtarit Erald Maksuti.

Incidenti ndodhi në pjesën e dytë të takimit, ndërsa për shkak të gjendjes së portierit, loja u ndal nga minuta e 69-të deri në të 82-tën. Janaček u zëvendësua dhe u dërgua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore. Rifillimi i ndeshjes u vonua edhe për shkak të mbërritjes së një ambulance të dytë në stadium.

Në vend të portierit çek u aktivizua Klevi Totoshi, i cili pati një paraqitje vendimtare në minutat e mbetura të ndeshjes, duke pritur dy penallti të Herald Markut.

Në fund, sfida përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Elbasanit, një fitore që i jep skuadrës shpresë për t’u afruar me Vllaznia në krye të renditjes së Superligës.

 

Të fundit