Flash News

E-TJERA

Momente paniku në ndeshjen Fiorentina-Interi, mesfushori bie në tokë pa ndjenja

Momente paniku në ndeshjen Fiorentina-Interi, mesfushori bie në

 

Momente frike dhe paniku kanë shoqëruar ndeshjen e sotme mes Fiorentina-Inter, pasi mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç, u rrëzua përtokë në minutën e 17-të.

Bove u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.

Sapo lojtari u rrëzua përtokë shokët e tij u përpoqën menjëherë ta ndihmonin te mos i merrej fryma, duke i futur gishtat në gojë.

Pjesa tjetër e lojtarëve, së bashku me stafin e të dyja skuadrave, u grumbulluan rreth Bove për të mos lejuar kamerat dhe tifozët të vëzhgonin skenën.

 

Të fundit