Flash News

E-TJERA

Momente paniku në ndeshjen Partizani-Elbasani, lojtari Sembene rrëzohet pa ndjenja

Momente paniku në ndeshjen Partizani-Elbasani, lojtari Sembene

Momente paniku janë regjistruar sot gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Elbasanit, kur lojtari i “demave të kuq”, Sembene, rrëzohet papritur pa ndjenja në fushë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe në fushë hyri ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit.

Për fat të mirë, Sembene u përmend dhe më pas u transportua në spital për kontrolle të mëtejshme shëndetësore, pasi për arsye sigurie nuk mund të rikthehej në fushë.

Klubi nuk ka dhënë ende detaje për gjendjen e tij, por raportohet se situata është nën vëzhgim mjekësor.

Të fundit