Flash News

E-TJERA

Momenti kur 4 personat dhunojnë barbarisht me leva e shkopinj 30-vjeçarin në Korçë

 Momenti kur 4 personat dhunojnë barbarisht me leva e shkopinj

Janë publikuar pamjet e rënda të sherrit në Korçë.Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, shtetasit Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri me shkopinj bejsbolli në duar ndjekin me vrap 30-vjeçarin Ramadan Hasani.

Katër autorit e kapin 30-vjeçarin brenda servisit, i cili shtrihet në tokë dhe ata e godasin pa pushim me shkopinj në trup dhe kokë.

Ramadan Hasani mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri u larguan nga vendi i ngjarjes pas sherrit dhe shërbimet e Policisë të qyteit juglindor po punojnë për kapjen e tyre.

 

Të fundit