Flash News

E-TJERA

Momumentet në rrezik/ Komiteti i Trashëgimisë Evropiane liston disa prej tyre, një ndodhet në Shqipëri

Momumentet në rrezik/ Komiteti i Trashëgimisë Evropiane liston

18 prilli ishte Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe siteve, e miratuar si e tillë nga UNESCO në vitin 1982.

Komiteti i Trashëgimisë Evropiane ka bërë një listë me monumentet më të rrezikuara, një prej të cilave është në Shqipëri.

 “Ura e Zogut” në Shqipëri është dëmtuar dhe rrezikon të shembet. Ajo është ndërtuar në vitin 1927 dhe ndodhet mbi lumin Mat.

“Por pavarësisht mbresëlënësisë së saj, aq sa Shqipëria e shpalli Monument Kulture të kategorisë së parë - ura është rrënuar. Ndërtimi i dy urave të tjera më tej përgjatë lumit ka bërë që Zogu të mos përdoret dhe si rrjedhojë të mos mirëmbahet siç duhet.

Turistët ende e vizitojnë rregullisht urën, por ajo rrezikon të shembet pasi një nga kolonat është në prag të shkatërrimit”, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit