E-TJERA

Monika Kryemadhi del për herë të parë në publik me maskë: Kush ma “mblodhi”!

Monika Kryemadhi del për herë të parë në publik me

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shfaqur sot për herë të parë në publik me maskë.

Ajo u shfaq duke mbajtur maskën anti-covid në një prononcim për mediat lidhur me procesin që po zhvillohet për votimin e strukturave të reja të LSI dhe kryetarin.

E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë ndryshim qëndrimi, Kryemadhi tha se "vetëm partia ma mblodhi”.

“Partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër! Prapë mendoj se maska është element që mbahet në ambiente të mbyllura. Njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, jo se i kërcënojnë. Duhet t’u ofrojmë shqiptarëve, optimizëm dhe forcë!” u shpreh  Kryemadhi.

Deri pak ditë më parë, Kryemadhi shprehej publikisht se nuk do e mbante maskën dhe u bën thirrje shqiptarëve që të mos e zbatojnë vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në çdo ambient.

Madje, në takimet e saj, Kryemadhi është gjobitur dy herë nga policia.

Ditari politik

Të fundit