Flash News

E-TJERA

Monika Kryemadhi gjen unazën me diamant përballë SPAK-ut: Do të paguaj avokatin!

Monika Kryemadhi gjen unazën me diamant përballë SPAK-ut: Do

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Sot ishte planifikuar që në orën 10:00 Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK që të njihet me vendimin për mbylljen e hetimeve. Ky hetim i SPAK ka qenë pjesë e një hetimi të gjerë mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion.

Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit. Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin

Teksa mbante unazën në dorë Kryemadhi nuk iu ‘shpëtoi’ as pyetjeve të gazetarëve.

 “Po bëj gati skenarin për filmin e radhës. Brenda 10 ditëve do bëjmë memon. Më kanë thirrur shtatë herë deri tani, nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas në gjykatë. Që në momentin që merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë. Ata do të bëjnë lojën e tyre ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat.

Monika Kryemadhi gjen unazën me diamant përballë SPAK-ut: Do

Ndërkohë në batuta me gazetarët, Kryemadhi thotë se po bën gati skenarin e filmit të radhës.

Të fundit