Flash News

E-TJERA

Monitorim me dronë dhe radarë në BYPASS-in e Vlorës, ndëshkohen shoferët për parakalime të gabuara dhe shpejtësi

Monitorim me dronë dhe radarë në BYPASS-in e Vlorës,

Policia ka monitoruar me dronë dhe radarë qarkullimin në BYPASS-in e Vlorës. Masat shtesë kanë ardhur si pasojë e fluksit të shtuar të mjeteve që qarkullojnë në këtë zonë.

Uniformat blu kanë evidentuar 53 drejtues automjetesh, të cilët kryenin parakalime të gabuara dhe të rrezikshme e me sjellje agresive në rrugë. Ata janë ndëshkuar me 30 mijë lekë të vjetra secili.

Policia ka konstatuar gjithashtu drejtues që qarkullonin me shpejtësi që varjojnë nga 130 km/h deri në 177 km/h. Për këtë shkelje ka pezulluar 11 leje drejtimi, me afat që varjojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj si dhe me masë administrative nga 60 deri në 120 mijë lekë të vjetra.

Gjithësej janë vendosur 41 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara. Policia iu ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit.

Të fundit