Flash News

E-TJERA

“Monolog nuk bëj dot”, moderatorja ‘përplaset’ me Ngjelën, ndërpret intervistën

“Monolog nuk bëj dot”, moderatorja ‘përplaset’

Avokati Spartak Ngjela është përplasur me moderatoren e emisionit të Euroneës Albania, Sidorela Gjoni, teksa po diskutohej për zhvillimet në veri të Kosovës.

Gjoni u detyrua ta ndërpriste intervistën pasi avokati i quajti tre policët e rrëmbyer nga Serbia “banditë”, ndërsa moderatorja i theksoi se ata nuk janë kriminelë. Gjoni kërkoi ndërprerjen e intervistës, teska Ngjela e kundërshtonte.

Ajo i kërkoi të qetësohej pasi nuk ishin në studio që Ngjela të bënte monolog.

Pjesë nga biseda:

Ngjela: E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policiët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhënj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mba peng policët që të kërkojë ndërrim.

Gjoni: Ata janë kriminel nuk janë njësoj me policët!

Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!

Gjoni: E tha Kurti nuk ka Pazar.

Ngjela: Po dale moj zonjë!

Gjoni: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!

Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?

Gjoni: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëj, të paktën kur bisedon me mua jo.

Të fundit